Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se kanë bërë nxjerrjen e një kristali të jashtëzakonshëm nga thellësitë e minierës, me përmasa 1.40 metra lartësi dhe 1.20 metra gjerësi.
Në njoftimin e ndërmarrjes, janë falënderuar minatorët e Horizontit XI – Ndërrimi C, “të cilët me profesionalizëm, përkushtim dhe guxim të përditshëm bënë të mundur nxjerrjen e këtij thesari natyror nga zemra e nëntokës së Trepçës”.
“Ky kristal nuk është vetëm një formacion i rrallë mineralogjik – ai është simbol i punës së palodhur, traditës shekullore dhe shpirtit të pathyeshëm të minatorit të Trepçës”, u tha në njoftimin e “Trepçës”.
Shefi i Hezbollahut refuzon bisedimet e planifikuara Izrael-...
Çfarë po ndodh me Aeroportin e Vlorës? Pacolli: Nuk kam nëns...
Moti nesër me diell dhe vranësira të shpërndara
Leeds shënon fitore të madhe në luftë për mbijetesë, mposht ...
Zyrtarët e Trump po diskutojnë një tjetër takim të mundshëm ...
Qazim Laçi realizon supergol në fitoren e Rizesporit