Pranë parkut të Ulpianës në Prishtinë, ndodhet një parking, një pjesë e të cilit është i pambrojtur dhe ka një lartësi mbi dy metra, ku rrezikohet jeta e qytetarëve.
Kur dihet se në këtë pjesë shëtisin dhe luajnë shumë fëmijë të kësaj lagjeje, mos vendosja e mbrojtëseve në këtë pjesë, rrezikon jetën e fëmijëve, të cilët mund të bien, duke u rrezikuar seriozisht jeta e tyre.
Banorët thonë për KP se kjo hapësirë ka qenë pa mbrojtëse çdoherë dhe kritikojnë Komunën e Prishtinës që nuk ka ndërmarr asnjë veprim për ta bërë këtë pjesë të Ulpianës të sigurt.
Ata thonë se nga frika se fëmijët e tyre mund të pësojnë më të keqen, nuk guxojnë t’i lënë vetëm në park asnjëherë.
Ashtu siç shihet në foto, lartësia është e madhe, mbi dy metra dhe mundësia që të rrëshqitet nga pjesa e lartë është shumë e madhe, pasi veç mungesës së mbrojtëseve, aty nuk ka asnjë shenj që paralajmëron rrezik.
E rreziku i madh është gjatë kohës së mbrëmjes, pasi që kjo pjesë nuk mund të vërehet.

Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...