Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup njofton se regjimi i ri kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut do të operacionalizohet në mesin e muajit prill 2025, i cili parasheh kontrolle vetëm në hyrje nga policia respektive e shtetit.
Në njoftim thuhet se prolongimi disa ditor është bërë me qëllim të përgatitjeve finale teknike e logjistike të ekipeve të cilat janë duke punuar intenzivisht në zbatimin e kësaj marrëveshjeje të rëndësishme ndërshtetërore, përcjell Arbresh.info
“Rikujtojmë se regjimi i ri kufitar do të jetë sipas modelit “hyrje-hyrje” ku kontrollat do të realizohen vetëm në hyrje nga policia respektive e shtetit kurse policët do të punojnë në një objekt të përbashkët. Zbatimi i saj do të jetësohet paralelisht në pikat kufitare Hani i Elezit/Bllacë dhe Glloboqicë/Jazhincë”, thuhet në njoftim.
Sipas Ambasadës, ky model pritet që të zvogëloj pritjet dhe është në funksion të lehtësimit të qarkullimit të qytetarëve të dy shteteve të cilët qarkullojnë çdo herë e më shumë në dy drejtimet.
Kusari-Lila: Janë parashtruar 206 kërkesa për verifikim të n...
Kusari-Lila: Vetëm sot 206 kërkesa për verifikim të njehsorë...
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...