Komiteti i emergjencave për parandalimin e virusit COVID-19, ka mbajtur mbledhjen, të cilën e ka udhëhequr nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, në vlerësimin e gjendjes në 24 orët e fundit, është konstatuar një rënie e madhe e rasteve pozitive në Gjilan, ku nga 170 mostra të testuara vetëm 3 raste kanë rezultuar pozitive.
Në fjalën e tij nënkryetari Ismajli ka thënë se nga 170 mostra të testuara në në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitive vetëm 3 raste.
“Fatmirësisht në 24 orët e fundit kemi vetëm 3 raste pozitive, prej 170 mostrave të testuara. Gjendja në aspektin e menaxhimit dhe të parandalimit të COVID-19, është në nivelin më të mirë të mundshëm në Gjilan, falë edhe bashkëpunimit të jashtëzakonshëm të institucioneve të shëndetësisë, Policisë së Kosovës, emergjencave civile, bashkësive fetare dhe qytetarëve pa dallim. Gjendja që sot kemi prej numrit kaq të madh të mostrave na jep lajm të mirë, por nuk do të thotë se mund t’i neglizhojmë masat mbrojtëse. Masat mbrojtëse duhet të përdoren strikt, sepse fuqia e virusit është e njëjta dhe deri tani është dëshmuar se merr edhe jetën e qytetarëve”, ka thënë nënkryetari Ismajli në fjalën e tij.
Në bazë të statistikave që ka bërë publike Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, konfirmohet se Komuna e Gjilanit në përballjen me COVID-19, nga data 13 mars e deri më sot, ka gjithsej 936 raste pozitive, prej tyre të shëruar plotësisht janë 777 pacient, 41 kanë humbur jetën, ndërsa raste aktive janë 119 pacient, prej tyre 23 të hospitalizuar dhe me gjendje shëndetësore stabile.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...