Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në “Rrugën e Kombit”, pranë tunelit të Kalimashit, ku ka humbur jetën një i ri nga Kosova.
Sipas informacioneve të para, shtetasi që udhëtonte me motor, ka humbur kontrollin mbi mjet dhe është përplasur me trafikndarësen.
Përplasja ka qenë fatale dhe 33-vjeçari ka marrë plagë të rënda duke humbur jetën pa mbërritur në spital.
Mësohet se i riu nga Kosova po vinte në Tiranë, ndërsa policia nuk ka dhënë ende informacione mbi identitetin por po punon për zbardhjen e aksidentit.
Sheshi “Skënderbeu” gati për marshin “Drejtësi, jo politikë”...
Moti sot i vranët dhe me reshje shiu dhe bore
Pacolli uron Pavarësinë: Prania e drejtuesve të UÇK-së do ta...
Republika e Kosovës sot feston 18-vjetorin e Pavarësisë
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...