Lëvizja Vetëvendosje e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e veprimeve antikushtetuese të Presidentit për siç thuhet në rastin e nxitjes, bindjes dhe detyrimit të deputetit Haxhi Shala për të ndryshuar qëndrimin për votën ndaj Qeverisë Hoti.
Vota e deputetit Haxhi Shala konsiderohet si vendimtare për formimin e koalicionit qeveritar.
Vet deputeti Shala ka deklaruar në seancën e votimit të Qeverisë Hoti se po e jep votën për shkak të vizitës së Thaçit dhe Haradinajt në shtëpinë e tij.
Në lidhje me vlefshmërinë e votës se Haxhi Shalës, Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se është shumë e vështirë që vota e deputetit Haxhi Shala në aspektin juridik të konsiderohet jo valide.
“Një votë e tillë e deputetit mund të konsiderohet e pavlefshme vetëm nëse kemi të bëjmë me shtrëngim, detyrim apo kërcënim nëse vet deputeti e denoncon si rast. Mirëpo në rastin e kësaj natyre deputeti nuk i nënshtrohet asnjë mandati detyrues dhe i njëjti e ka lirinë për të votuar si në rastin e formimit të qeverisë, miratimin e ndonjë ligji etj. Pra në aspektin juridik Gjykata Kushtetuese e ka të vështirë të gjej ndonjë fushë në të cilën do të mund të anulonte votën e deputetit Haxhi Shala”, deklaroi për RTV Dukagjinin Gëzim Shala.
Presidenti Thaçi kishte deklaruar se deputetin Shala vetëm e ka këshilluar në lidhje me votimin e qeverisë pasi siç thotë Presidenti “deputeti i ka kërkuar një mendim për këtë çështje”.
Shqiptarët, ndër popujt që përdorin më shumë transportin pub...
Shkatërroi me lëndë plasëse një makinë në Bulqizë, ekstradoh...
Arrestohet në Kosovë një person i kërkuar nga INTERPOL-i për...
Çmimi i naftës kalon 100 dollarë pavarësisht lirimit rekord ...
Valverde shkëlqen me hattrick ndaj Cityt: Është një nga ndes...
Hidhet mjet shpërthyes në shtëpinë e një gruaje në Podujevë