Komuna e Prishtinës njofton se duke filluar nga dita e martë, rruga “Ukshin Hoti” do të bëhet rrugë dy kahore..
Në njoftimin e Komunës, bëhet e ditur se segmenti i rrugës i cili lejon qarkullimin e mjeteve në dy kahje fillon nga udhëkryqi me rrugën “Robert Doll” deri në udhëkryqin me rrugën “Bekim Fehmiu”.
“Nga e marta, 21.11.2023, rruga “Ukshin Hoti” do të bëhet rrugë dy kahore. Segmenti i rrugës i cili lejon qarkullimin e mjeteve në dy kahje fillon nga udhëkryqi me rrugën “Robert Doll” deri në udhëkryqin me rrugën “Bekim Fehmiu”, thuhet në njoftimin për media./Arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?