Ditëve të para të javës mbetet mot shumë i ngrohtë veror. Të enjten dhe të premten priten reshje lokale shiu. Nga e premtja temperaturat në rënie.
Fusha anticiklonike të shtrira mbi rajon dhe masa të ngrohta ajrore do të vazhdojnë të kushtëzojnë mot shumë të ngrohtë edhe ditëve të para të javës në vijim. Do të mbretërojë mot kryesisht me diell, por kohë pas kohe do të ketë vranësira kalimtare.
Nga dita e enjte dhe ditën e premte nga Evropa Qendrore një front i ftohtë do të kalojë mbi rajon, që pasditen e së enjtes dhe të premten sjell kushte për reshje lokale shiu me bubullimë. Nga dita e premte edhe temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme edhe nën vlera mesatare.
Në fundjavë parashihet të mbajë mot i freskët, por kryesisht me kthjellime.
Temperaturat mbeten ndjeshëm të larta mbi vlera mesatare, e nga dita e premte në rënie. Minimalet do të lëvizin nga 12C deri në 14 Celsius, ndërsa maksimalet nga 27 deri në 29 gradë Celsius, e prej së premtes do të zbresin në 21 Celsius.
Era do të vazhdojë të fryjë kryesisht nga verilindja, e lehtë dhe mesatare 4-12m/s. Shtypja atmosferike fillimisht në rritje, e më pas zbret përreth vlerave normale, njofton Prishtina Weather.

Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...