Divizioni për të Huaj i Ministrisë së Punëve të Brendshme njofton se nga 9 qershori rifillon aplikimin e terminëve në aplikacionin përmes e-Kosova për shtetasit e huaj për leje të qëndrimit
Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Divizioni për të Huaj, në kuadër të Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion, njofton të gjithë shtetasit e huaj, se nga data 09.06.2025, do të rifillojë aplikimi i termineve në aplikacionin e-Kosova, lidhur me shërbimet ndaj shtetasve të huaj për leje të qëndrimit.
Kjo mundësi ka për qëllim lehtësimin e procesit të aplikimit për leje të qëndrimit nga shtetasit e huaj, eliminimin e pritjeve të gjata përmes rezervimit të terminit dhe respektimin e të drejtave të shtetasve të huaj, të cilët aplikojnë për leje qëndrim në Republikën e Kosovës.
Caktimi i terminëve përmes platformës e-Kosova mundësohet me qëllim të lehtësimit të ofrimit të shërbimeve për qytetarët-shtetasit e huaj, që të njëjtit të kenë mundësinë e respektimit të afateve ligjore, para se të kalojnë ditët e caktuara të qëndrimit 90 ditë, apo të cilët e vazhdojnë lejen e qëndrimit, të organizojnë kohën e tyre të terminit brenda afatit 30 ditë, para skadimit te saj.
Ministria e Punëve të Brendshme me të gjitha agjencitë e saj mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve cilësore për të gjithë qytetarët në Republikën e Kosovës dhe me qëllim të krijimit të lehtësirave të nevojshme po punon në vazhdimësi edhe drejt digjitalizimit të tyre./Arbresh.info/
Maqedonci dhe Hargreaves bisedojnë për forcimin e bashkëpuni...
Beteja për mandatet e rezervuara: Kush mori votat e kujt?
OESH shpreh shqetësim për kërkesën e Prokurorisë ndaj ish-kr...
Një efektiv i lënduar gjatë protestës në Shqipëri
Bislimi: Ligji për të huajt nuk do të përdoret si presion nd...
Gjykimi në Hagë, Bekim Jashari : Shqetësuese pretendimet e P...