Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka njoftuar se nga 5 maji qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë në Izrael pa pasur nevojë për viza.
Në një shkrim në platformën X, Ziv ka njoftuar për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave.
Vendimi u mor në javën kur u shënuan katër vjet nga njohja që Izraeli ia bëri shtetit të Kosovës.
“Në javën kur shënojmë 4 vjet marrëdhënie diplomatike midis dy shteteve, Izraeli dhe Kosova ratifikuan marrëveshjen për heqjen e vizave. Që nga 5 maji 2025, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në Izrael si turistë pa pasur nevojë për vizë”, ka shkruar Ziv./Arbresh.info
Happy to announce that the Visa Waiver Agreement was ratified on the 4th Anniversary of Diplomatic Relations ???? pic.twitter.com/kieEyyVpDv
— Tammy Ziv ?? (@AmbTammyZiv) February 5, 2025
Filmi “Dua” fiton “SACD Award” në Cannes Film Fe...
Haxhiu uron KB Trepçën për titullin kampion: Mitrovica festo...
Konjufca: Shqiptarët e Malit të Zi pjesë e pandashme e kombi...
Trepça feston titullin e shtatë kampion në Prizren
Maqedonci: Situata e sigurisë në Kosovë më e qetë, FSK-ja dh...
Ishte duke kaluar rrugën, vdes 65-vjeçarja në Librazhd pasi ...