Nga 12 shtatori vaksinimi pritet të bëhet edhe të dielave. Kështu të paktën bëri të ditur sot ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media, shkruan arbresh.info.
Vitia tha se masat e ndërmarra në këtë situatë kanë qenë të domosdoshme.
Sipas tij, pas takimit me komitetit anti-COVID janë marrë vesh që duke filluar nga 12 shtatori do të ketë vaksinim edhe të dielave.
Ministri Vitia tha se 93 për qind e të hospitalizuarve kanë qenë të pa vaksinuar.
“93 për qind e më shumë se 1200 të hospitalizuarve me COVID-19 në spitalet dhe klinikat e Kosovës janë pacientë që s’janë vaksinuar kundër virusit”./arbresh.info/
Krichbaum takime në Tiranë për integrimin e Shqipërisë në BE
Ukraina, Rusia dhe SHBA nisin bisedimet për fundin e luftës
SHBA-ja nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për num...
Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në...
Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime
Shqiptari i zhdukur në Jezercë, gjendet në Budakovë të Suhar...