Gani Neziri, kandidat i pavarur për Kryetar të Komunës së Gjilanit, ka thënë se është e sigurt që do ta drejtojë këtë institucion.
“Nuk ka dilema, unë do të jem kryetar”, është shprehur Neziri, njofton Klankosova.tv.
“Për Gjilanin shpresoj se do të bëj shumë. Unë do t’i bëj punët më mirë se kryetari paraprak”.
“Politika ime kur të bëhem kryetar, është që komuna do të krijojë kushte për arsim cilësor dhe që politika të mos përzihet në shkolla”.
Neziri në Edicionin Zgjedhor ka thënë se shumica e drejtorive do të drejtohen nga gratë.
“Nga përvoja ime që kam pasë 13 vjet kam ardhë në përfundim që gjinia femërore është më e përgjegjshme në detyra. Nga 12 drejtori, shtatë do të drejtohen nga gratë”.
Gjini: Po më vjen keq me thanë, por më 24 maj do të konfirmo...
Prishtina do të presë AI+ Expo në nëntor – një nga ngjarjet ...
Prizren, refuzohet paraburgimi për pesë të arrestuar në rast...
Zulfaj pret ambasadorin suedez, riafirmohet mbështetja ndaj ...
74-vjeçari arrestohet për vrasjen e partneres në Gjermani
Osmani prezanton aderimin e ri