Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë ka kandiduar Nexhmi Rudarin për kryetar të Podujevës, në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të kësaj komune, që do të mbahen më 15 mars.
Vendimi për kandidimin e Rudarit për kryetar të Komunës së Podujevës është marrë sot në mbledhjen e Kryesisë së Degës së LDK-së.
Nexhmi Rudari aktualisht mban postin e nënkryetarit të Komunës. Ai është anëtar i kryesisë së Degës së LDK-së dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.
Komuna e Podujevës shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi kryetari i deritashëm, Agim Veliu është emëruar Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë