I inkurajuar nga dekreti presidencial që njeh “sovranitetin izraelit” në Lartësirat e Golanit i firmosur nga presidenti amerikan Donald Trump, kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu tha se vendi i tij asnjëherë nuk do të heqë dorë nga rajoni i pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në një telekonferencë në takimin vjetor të Komitetit Amerikano-Izraelit të Marrëdhënieve Publike (AIPAC), lobit më me ndikim pro-izraelit në SHBA, Netanyahu falënderoi presidentin amerikan Trump për njohjen e Lartësirave të Golanit si territor izraelit.
“Presidenti Trump sërish shkroi historinë. Kjo meriton duartrokitje të madhe”, tha Netanyahu.
“Lartësirat e Golanit janë pjesë e Izraelit dhe pjesë e pandashme për sigurinë e Izraelit dhe historinë tonë. Nuk heqim dorë asnjëherë nga ky vend”, shtoi kryeministri izraelit.
Netanyahu foli edhe në lidhje me sulmet izraelite në Rripin e Gazës që filluan dje dhe vazhduan deri në orët e mëngjesit.
“U kundërpërgjigjëm në mënyrë të fuqishme. Jemi të gatshëm të bëjmë më tepër. Do të bëjmë çdo gjë që nevojitet për ta mbrojtur shtetin dhe popullin tonë”, deklaroi Netanyahu.
Ndryshe, presidenti i SHBA-së Donald Trump dje gjatë një takimi me Benjamin Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë firmosi dekretin presidencial që “njeh zyrtarisht sovranitetin e Izraelit mbi Lartësirat e Golanit”.
Izraeli që prej vitit 1967 mban nën pushtim Lartësirat e Golanit, që janë territor i Sirisë.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...