Pas një sëmundje të rëndë mbrëmë ka ndërruar jetë ish – luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Hyseni.
Tashmë i ndjeri, kishte shumë ditë i shtrirë në QKUK nga gjendja e rëndë shëndetësore ndërsa ditë më parë Ambasada e Gjermanisë ia ka refuzuar vizën për të udhëtuar drejt shtetit gjerman për të kërkuar shërim.
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj në një postim në Facebook ka njoftuar se Hyseni i do të varrohet nesër në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan.
Më poshtë postimi i Haradinajt:
Të nderuar Bashkluftetarë:
Siç jeni të informuar, pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë ish luftëtari i UÇK-së, veterani i dy luftërave çlirimtare, Avni Hyseni. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, e mërkurë, dt.2 janar 2019 në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan. Paraprakisht do të bëhen homazhe dhe do të ketë mbledhje komemorative, sipas kësaj agjende:
E mërkurë, 2 janar 2019:
Ora 11:30 – 12:30, mbahen homazhe në Palestrën e Sporteve “Karagaqi” – Pejë
Ora 12:30 – 13:00, mbahet ceremonia mortore në Palestrën e Sporteve “Karagaqi”
Ora 14:00, Ceremonia e varrimit, në Varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan.
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja