Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media bën të ditur se edhe nesër do të vazhdojë vaksinimi kundër Covid-19.
Komiteti për vaksinim kundër Covid-19 nesër do të vazhdoj më vaksinimin e të moshuarve në shtëpitë e kujdesit për të moshuar dhe punëtorëve social që kujdesen për ta, transmeton arbresh.info
Vaksinimi do të ndodh nëpër komunat ku ka Qendra të tilla si në Prishtinë, Suharekë, Skënderaj, Istog dhe Graçanicë.
Njoftimi i plotë:
Komiteti për vaksinim kundër COVID-19 njofton se gjatë ditës së nesërme, e mërkurë, 14 prill 2021 procesi i vaksinimit kundër COVID-19 do të vazhdojë me vaksinimin e të moshuarve të vendosur në shtëpitë e kujdesit për të moshuar dhe punëtorët socialë që kujdesen për ta, në komunat ku ka Qendra të këtilla: Prishtinë, Suharekë, Skënderaj, Istog dhe Graçanicë.
Gjithashtu, gjatë ditës së nesërme (14 prill 2021), do të vaksinohen edhe pacientët në dializë, ata të Komunës së Prishtinës në qendrën “1 Tetori”, kurse të tjerët, secili në njësinë e vaksinimit të QKMF-së në komunën ku jeton.
Vaksinimi bëhet nga ora 08:00-19:30./arbresh.info/
Një dekadë së bashku: Kurtishi beson fuqishëm në triumfin e ...
Osmani pret Hargreaves, theksohet rëndësia e formimit të ins...
FSK pret drejtorin e Gardës Kombëtare të SHBA-së, thellohet ...
BE hap rrugën për marrëveshjen tregtare të “Mercosur” pas 25...
Cilësia e ujit në 7 rajone të Kosovës pas vërshimeve, IKSHKP...
Komandanti i FSK-së priti në takim të ngarkuarin me punë të ...