Duke marrë shkas nga diskutimet e fundit në lidhje me transformimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës si dhe iniciativën për ndryshim të mandatit të FSK-së përmes projekt-ligjit, QKSS organizon tryezën e diskutimit me temë: “Si të procedojmë me formimin e ushtrisë?”.
Sipas njoftimit për media nga QKSS, kjo tryezë ka për qëllim të mbledhë akterët kryesorë për të diskutuar të ardhmen e FSK-së, si dhe duke sjellur një numër të politik-bërësve, studiuesve, akademikëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile për të diskutuar alternativat për tranformimin e FSK-së, konsensusi politik për transformimin e FSK-së, sfidat që do të përcjellin institucionet e sigurisë në këtë proces, si dhe mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë në transformim por edhe në ngritje të kapaciteteve.
Panelistë të kësaj tryeze janë: Haki Demolli, ministër i Ministrisë së Forcës së Sigurisë të Kosovës, Kadri Kastrati, Ish-komandanti i FSK-së , Vjosa Osmani deputete e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, deputeti i VV-së Rexhep Selimi dhe Daut Haradinaj deputet i Kuvendit të Kosovës nga AAK-ja.
Temat për Diskutim:
• A janë shterruar mundësitë për arritjen e transformimit përmes ndryshimit të Kushtetutës?
• A është arritur konsensus politik brenda Kosovës për të filluar transformimin? • Sa kemi mbështetjen e partnerëve në baza bilaterale?
• A është Kosova praktikisht e gatshme për t’u transformuar në momentin e pikërishëm?
• Si e sheh rajoni krijimin e kapaciteteve ushtarake të Kosovës?
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...