Nesër në mbarë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, ditë kjo që u kushtohet të drejtave, mirëqenies dhe lumturisë së më të vegjëlve tanë.
Kjo ditë simbolike na kujton rëndësinë e mbrojtjes së fëmijërisë dhe nevojën për të krijuar ambient të sigurt, të dashur dhe mbështetës për çdo fëmijë.
1 Qershori si ditë e fëmijëve u shënua për herë të parë në vitin 1950, pas vendimit të marrë në Kongresin Botëror të Grave në Paris në vitin 1949, ku u propozua që një ditë e veçantë t’u kushtohej fëmijëve. Që atëherë, shumë vende të botës, përfshirë edhe vendet e Ballkanit, e kanë festuar këtë datë çdo vit si simbol i kujdesit dhe përkushtimit ndaj brezave të rinj.
Në shumë qytete të Kosovës dhe më gjerë, kjo ditë shënohet me aktivitete festive, koncerte, lojëra dhe organizime në kopshte, shkolla dhe sheshe publike, ku fëmijët marrin vëmendjen dhe dashurinë që meritojnë.
1 Qershori është gjithashtu një thirrje për reflektim mbi sfidat që përballojnë shumë fëmijë në botë, përfshirë varfërinë, dhunën, mungesën e arsimit apo shëndetësisë. Mbrojtja e të drejtave të tyre nuk është vetëm detyrë institucionale, por përgjegjësi e përbashkët e shoqërisë.
65 aksidente trafiku në 24 orët e fundit
Trump kërcënon Iranin: Marrëveshje ose do ta përfundojmë pun...
Burg për personin që grabiti materiale muzikore të papubliku...
PDK ende se ka publikuar listën, Totaj thotë se u përfshinë ...
Hajnat vjedhin para nga kasaforta në një depo në Obiliq
Foshnja dyjavëshe dërgohet pa shenja jete në QKMF në Malishe...