Nesër me datë 17.06.2020 do të mbahet seanca përfundimtare ndaj kriminelit serb Darko Tasiq.
E në shenjë revolte, banorët e Krushës do të protestojnë para Gjykatës Themelore në Prizren për të kërkuar drejtësi për krimet e kryera në fshatin e tyre.
Banorët kanë paralajmëruar se nisja do të bëhet nga fshati Krushë e Vogël nga ora 09:00.
Gjithashtu ata kanë ftuar për respektim të masave ndaj COVID-19.
Ndryshe, Darko Tasiq, i cili deri në vitin 1999 kishte jetuar në Krushë të Vogël bashkë me familjen e tij, akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës për vepra krime të luftës kundër popullatës civile shqiptare.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...