Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, do të dalin nesër para trupit gjykues.
Gjykata Speciale rifillon punën pas pushimit dimëror, duke thirrur nesër në seancë ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Procesi i rregullt do të mbahet nga e hëna në të enjten, me fillim nga ora 09:00.
Ndërkohë, Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë vendosur të pranojnë me shkrim dëshmitë e dy dëshmitarëve.
Gjatë vitit 2024 në këtë rast janë mbajtur gjithsej 107 seanca, kurse në total janë kaluar 182 ditë në sallën e gjyqit që nga fillimi i gjykimit. Kanë dëshmuar gjithsej 110 dëshmitarë të ZPS-së.
Gjatë vitit 2023 dëshmuan 39 prej tyre dhe dëshmitari i 39-të e përfundoi dëshminë në janar të 2024-ës. Gjatë 2024-ës kanë dëshmuar edhe 71 dëshmitarë të tjerë. Aktualisht numri i viktimave pjesëmarrëse në këtë proces është 154./rtk
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...
Kurti takon banorët e fshatit Panorc: Malisheva, qendër e in...
Mourinho tani do t’i kushtojë 15 milionë euro
Qeveria iraniane vendos t’i japë fund ndërprerjes së i...
Tetë gjëra që na sikletosin në shtëpinë e dikujt tjetër