Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë paralajmëruar mbajtjen e një proteste në Bujanoc për nesër në ora 11:00.
Motoja ”Për dinjitet e për identitet”, do t’u prijë kërkesave të ndalohet pasivizimi i adresave dhe të kryhen obligimet nga shteti serb për shqiptarët me marrëveshjet e mëhershme.
Lidhur me këtë ka shkruajtur edhe kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka shkruajtur se edhe pak orë na ndajnë nga protesta.
“Protestë për drejtësi, barazi. Kundër shtypjes, diskriminimit e shkeljes që na bëhet nga Beogradi. Të dalim bashkë, pa dallim. Të ngrisim zërin tonë. Për IDENTITET e DINJITET. Zërin e shqiptarëve të diskriminuar.”, ka shkruar ajo.
“Takohemi nesër në ora 11:00 në Sheshin e Bujanocit.”, shtoi Sinani./Arbresh.info/
Hoxhaj mban fjalim në Kongres Amerikan, kërkon anëtarësimin ...
Meriton Korenica realizon gol ndaj UTA Arad
Përurohen investimet në efiçiencë të energjisë elektrike në ...
Gërvalla priti në takim gazetarët nga Ukraina
Ballkani transferon sulmuesin Ebrima Gaye
Universiteti i Prishtinës, përsëri lider i universiteteve sh...