Nesër pritet të fillojnë gërmimet për gjetjen e betjeve mortore të shqiptarëve në varrezat masive në Kizhevac të Rashkës, ka bërë të ditur për Indeksonline Prenk Gjetaj Kryetar i Komisionit për të Pagjetur.
Ai ka thënë se këto punime janë duke filluar për të pestën herë në kërkim të trupave të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë nga forcat serbe.
Ai ka thënë se nuk dihet sa mund të jetë numri i mbetjeve mortore sepse atë informacion e kanë vetëm autoritetet serbe të cilat nuk ia kanë përcjellë palës përfaqësuese të Kosovës.
“Vetëm serbet e din për sa kufoma mund të gjenden aty, atë informacion e posedojnë vetëm ata të cilët vazhdimisht spekulojnë me numra por ne nuk dimë asgjë deri sa të vërtetohet se sa shqiptar mund të jenë varrosur në atë vend”, ka thënë Gjetaj.
Nga pala kosovare pritet të jenë përfaqësues nga Komisioni për të Pagjeturit dhe Instituti i Mjekësisë ligjore të cilët do të jenë vazhdimisht prezent në Rashkë në cilësinë e vëzhguesve.
Fitorja historike e “Dardanëve”, Agim Ademi: Kosova nuk dorë...
Rruga Pejë–Kullë–Rozhajë bllokohet për kamionë shkaku i borë...
Kosova dhe Ballkani mbeten prioritet strategjik për NATO-n
Presidenti i Iranit: Mbështetja e Putin na frymëzon në këtë ...
E premtja sjell përkeqësim të motit: reshje në gjithë vendin...
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...