Zyra për marrëdhënie me publikun e KUR “Prishtina” njofton të gjithë konsumatorët e lagjes “Ulpiana”, “Muhaxhirët” dhe një pjesë të lagjes “Dardania” (ndërtesat përreth PTK-së në Prishtinë), se nesër më 13 maj 2015, e mërkurë, duke filluar nga ora 09:00-15:00, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.
Ndërmarrja thotë se shkak i kësaj ndërprerje uji janë sërish punimet teknike në kuadër të fazës së II-të të investimeve-vendosja e kyçjeve të reja shtëpiake-transferimi i kyçjeve nga rrjeti ekzistues në rrjetin e ri, raporton Koha.net.
KUR “Prishtina”-sh.a. thotë se mision e ka furnizimin me ujë të pijshëm me standardet e OBSH-së, maksimalizimin e kohës së furnizimit, largimin e ujërave të ndotura, si dhe mirëmbajtjen dhe zgjerimin e rrjetit të ujit për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit.
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend