Seanca e Kuvendit të Kosovës do të mbahet nesër ashtu siç edhe ishte caktuar javën e kaluar.
Në këtë seancë e cila do të fillojë në orën 10 është caktuar vetëm një pikë e rendit të ditës e që është “shqyrtimi i rekomandimit të Organit Përzgjedhës të Pavarur për emërimin e anëtarëve të Organin Shqyrtues të Prokurimit”.
Kjo është bërë e ditur nga zyra për media e Kuvendit të Kosovës.
Kompletimi i anëtarëve të OSHP-së është edhe njëra ndër tetë rekomandimet e Komisionit Evropian lidhur me liberalizimin e vizave.
OSHP kishte mbetur pa anëtarë pasi që kryetari Hysni Hoxha është i akuzuar ndërsa Bajram Zogiani është shkarkuar nga Kuvendi pasi që akuzohet për trafikim me femra.
Ndryshe partitë opozitare kanë paralajmëruar që nesër nuk do të marrin pjesë në seancë. Madje AAK ka vendosur që do të bojkotojë seancat në krejt këtë mandate.
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...