Të shtunën duke filluar nga ora 09:00, në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë do të vrapohet për ndërgjegjësimin dhe parandalimin e sëmundjes së kancerit të gjirit, përcjell Arbresh.info.
Lajmin e ka bërë të ditur komuna e Prishtinës, përmes një njoftimi në Facebook.
“Kanceri i gjirit është një çështje serioze që prekë shumë njerëz dhe është e rëndësishme të rritet ndërgjegjësimi dhe fondet për kërkime. “Race for the Cure” është një fushatë e shkëlqyer që ndihmon në mbështetjen e këtyre përpjekjeve”, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës.
Përmes këtij njoftimi bëhet e ditur se qytetarët mund ta mbështesin këtë aksion duke blerë bluza dhe më pas fondet do të shkojnë për tek “Race For Cure”./Arbresh.info/
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...