Nesër në këto vende do të ketë ndërprerje të rrymës

18:00 | 15 Shkurt 2016
M. A.

KEDS-i ka njoftuar se nesër në qytetin e Ferizajt, Gjakovës, Pejës, Prizrenit dhe Prishtinës, do të ketë ndërprerje të rrymës në disa pjesë.

Ky është njoftimi i plotë i KEDS-it.

Ndërprerjet e planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit nëpër distrikte

Ferizaj

Më  16,17,18.02.2016 në NS 110/35/10 kV Lipjani  do të shkyçet:

Dalja 10 kV Gadime prej orës 08:00 – 11:00 dhe prej orës 14:00 -17:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Gadime e Ulët (një pjesë), Gadime e Lartë, Plitkoviqi  dhe Vrella.

Arsyeja e shkyçjes: Ndërtimi i autostradës Prishtinë-Han i Elezit, largpërçuesi shkyçet për shkaqe sigurie.

Gjakovë

Më  16.02.2016  në  NS 35/10 kV  Gjakova 1 do të shkyçet:

Dalja 10 kV  Cermjani(80080012)    prej orës  09:00 deri në orën 10:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Cermjani, Beci, Doblibare, Kralani, Shqiponja, Gergovci, Zhabeli 1, Zhabeli 2, Bardhaniqi, Zhdredha, Vraniqi dhe Sopoti.

Arsyeja e shkyçjes: Punime nga firma “Metush Hajdari”.

Pejë

Më 16.02.2016 në  NS 110/10 kV Klina  do të  shkyçet:

Dalja 10 kV Jashanica(520000050)   prej orës 12:00 deri në orën 14:30.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Klinavci (një pjesë), Pogragja, Qupeva, Jellovci, Resniku dhe Jashanica.

Arsyeja e shkyçjes:  Montimi i  tri  bazave të siguresave 10kV në trafostacionin Resniku.

Prizren

Më 16.02.2016 në NS 110/35/10 kV Prizreni 1 do të shkyçet:

Dalja 10 kV Rahoveci (30000015) prej orës 09:00 – 12:00 dhe prej orës 15:00-16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim do të mbesin: Vendbanimet Atmaxhe, Landovicë, Krajk, Tupec,  Oferta, Renelual Tahiri,  Delikates, Swiss pelet- Agro coop, Albing, dhe Dili kommerc.

Arsyja e shkyçjes: Punime në projektin “Zgjërimi dhe Përforcimi i Rrjetit 2015“, për LOT 4 Prizren.

Prishtinë

Më 16.02.2016 në NS 35/10 kV Mazgit do të shkyçet:

Dalja 10 kV Plemetini(15019003)  prej orës 08:00 – 11:00 dhe prej orës 14:00 – 17:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Plemetini, Hamidia, Bivolaku, Leshkoshiqi, Siboci, Shipitulla, Grabovci, Gllavotini, Bivolaku, Strovci, Zhilivoda dhe Benquku.

Arsyeja e shkyçjes: Zhvendosja e transformatorit 630kVA nga Trafokulla ekzistuese në  Trafoblindën e re.

Shpërndaje në rrjete sociale