Në Kosovë nesër do të ketë reshje të shiut, bën të ditur Instituti Hidrometrologjik i Kosovës përmes një komunikate për media.
“Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësirat në pjesën perëndimore të vendit do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit mesatar dhe lokalisht të intensitetit të lartë, derisa pjesa tjetër e vendit mbetet nën ndikimin e vranësirave kalimtare dhe rigave të dobëta shiu”, thuhet në komunikatë.
Sipas IHMK-Së, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga juglindja e lehtë deri mesatare.

Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...