Nesër, më 04.12.2024 (e mërkurë), në kuadër të punimeve për zgjerimin e rrugës nacionale N9.1, segmenti Kijevë-Dollc LOT-3 do të kalojë në fazën e minimit të masave shkëmbore nga ana e majtë dhe e djathtë e rrugës.
Për shkak të këtyre punimeve, do të ndërpritet qarkullimi i trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik. Ndërprerja do të jetë në intervalin nga ora 15:00 deri në ora 18:00.
Kjo ndërprerje vlen për të gjitha llojet e automjeteve.
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës apelon për mirëkuptimin e pjesëmarrësve në trafik dhe i fton ata të shmangin lëvizjet gjatë orarit dhe segmentit të përmendur, ose të përdorin rrugë alternative.
“Ju njoftojme se me date 04.12.2024, (e merkure) ne trasene e Zgjerimit te Rruges Nacionale N9.1 Prishtine-Peje, , Segmenti Kijeve-Dollc LOT-3, do te realizohet Minimi Nr.3 i masave shkembore nga ana e majte dhe e djathte e zgjerimit te rruges. Me kete rast do te behet nderprerja e qarkullimit te trafikut nga udhekryqi i Gjakoves ne Kline e deri te udhekryqi i rruges per Gjurgjevik. Nderprerja e trafikut do te behet ne intervalin kohor: Nga ora 15:00 deri ne ora 18:00. Kjo nderprerje e qarkullimit te automjeteve ne kete segment rrugor vlene per te gjitha automjetet. Luten te pjesamarresit ne trafik per mirekuptim dhe te i evitojne levizjet ne kohen dhe segmentin e cekur si me larte, ose te shfryrtezojne rruge alternative”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA