Nesër pritet mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.
Seanca plenare nis nga ora 10:00 dhe pika të rendit të ditës do jenë deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare si dhe shqyrtimi i Propozim-vendimeve për formimin e komisioneve parlamentare, shkruan arbresh.info.
Për shkak të parandalimit të përhapjes së virusit Covid-19, mediat nuk mund të jenë prezentë në seancë./arbresh.info/
Njoftimi i plotë:
Rendi i ditës
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare.
Njoftim lidhur me qasjen e mediave në punimet e seancës
Në funksion të parandalimit të përhapjes së virusit Covid-19 dhe në respektim të rekomandimeve të institucioneve gjegjëse, ju njoftojmë se në këtë seancë nuk do të ketë prezencë të mediave në galerinë e sallës plenare të Kuvendit.
Mediat megjithatë mund të qëndrojnë në hapësirën e përcaktuar në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ju njoftojmë se Kuvendi do të ofrojë linkun e transmetimit të drejtpërdrejtë të kësaj seance, nëpërmjet: Ueb faqes së Kuvendit, Kanalit zyrtar të Kuvendit në youtube, si dhe RTK-së, si medium publik.
Ky njoftim vlen vetëm për seancës e nesërme. Për seancat e radhës mediat do të njoftohen paraprakisht lidhur me qasjen në sallën plenare dhe hapësirat e tjera të Kuvendit.
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...