Nesër EULEX-i do të mbajë ceremoninë e ndarjes së medaljeve për shërbim në Politikën e Përbashkët për Siguri dhe Mbrojtje për Njësinë e tij Policore të Specializuar Rezervë, e cila përbëhet prej 49 pjesëtarëve të Forcës së Xhandarmerisë Evropiane (EUROGENDFORCE) nga Italia, Lituania dhe Franca.
Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Stefano Tomat, Komandant i Operacioneve Civile të BE-së dhe Drejtor Menaxhues i Kapacitetit për Planifikime dhe Veprime Civile (CPCC/KPVC) dhe Giovanni Pietro Barbano, Shef i Misionit EULEX Kosovo.
Ceremonia do të mbahet në orën 11:00./Arbresh.info/
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...