Panairi Veror i Ndërmarrësisë për rajonin veri do të hapet nesër në qendrën e qytetit të Vushtrrisë, ku fermerët vendorë do të promovojnë produktet e tyre.
Sipas organizatorëve, Panairi Veror i Ndërmarrësisë me sloganin: “Rajoni Veri: Vendi i diversitetit kulturor dhe shumëllojshmërisë së produkteve”, është një ngjarje dyditore e dizajnuar si një mundësi për fermerët vendorë ku të promovojnë produktet e tyre, përderisa për komunat respektive një mundësi për të promovuar imazhin e tyre si një rajon i dalluar me traditë dhe kulturë në ndërmarrësi.
Panairi zyrtarisht do të hapë Ditët e Diasporës në komunën e Vushtrrisë.
Ky aktivitet organizohet nga Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal (ARDA), që financohet nga BE, në bashkëpunim me komunat e rajonit ekonomik Veri. Në vijim të ftesës (bashkëngjitur me këtë e-porosi) mund të gjeni programin e ngjarjes.
Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë i klubeve në botë p...
Aksident në Malësinë e Madhe, kamioni del nga rruga, lëndohe...
Nesër votohet në përfaqësi diplomatike, KQZ-ja del me detaje
KFOR zhvillon stërvitje me helikopterin Black Hawk në Kampin...
Mbingarkesa djeg kabllot në Ferizaj, lë pa rrymë një pjesë t...
Zelensky planifikon të takohet me Trumpin të dielën për të b...