Nesër duke filluar nga ora ora 12:00, në ndërtesën e vjetër të kryeqytetit do të bëhet hapja e ekspozitës “Ethos”, e mbështetur nga Drejtoria e Kulturës.
Kjo ekspozitë e realizuar nga Expoart.40, eksploron lidhjen në mes të identitetit dhe vlerave të cilat mund të shfaqen përmes artit, përcjell Arbresh.info.
“Punimet janë realizuar përgjatë muajit gusht nga artistët e rinj studentë të Artit Konceptual dhe Mediave të Reja, Arkitekturës si dhe Dizajnit të Modes në bashkëpunim me ligjërues ekspertë të fushës së artit të cilët kanë inspiruar rrugëtimin e tyre profesional. Ekspozita “Ethos” do të jetë e përherëshme, prandaj me kënaqësi ju ftojmë në ceremoninë e hapjes”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë