Nesër në Gjilan do të kujtohen ditët e të dëbuarve nga Kosova Lindore, ku do të bëhet ekspozimi i fotove të cilat dëshmojnë dëbimin e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës nga forcat serbe në qershorin e vitit 1999, si dhe dhunën sistematike që pushteti serb ushtron mbi ata pak qytetarë që kanë mbetur atje.
Ngjarja fillon nga ora 16.30 dhe mbahet në Galerinë e Teatrit të Qytetit të Gjilanit, dhe është organizuar nga Zyra për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, nën patronatin e Zyrës së Kryetarit të Komunës së Gjilanit. Po ashtu, do të marrin pjesë edhe shumë zyrtarë me ndikim në Republikën e Kosovës dhe në Kosovë Lindore.
Xhaka vazhdon rehabilitimin, mungon ndaj Burnleyt
Prindërit me dy fëmijë të lënduar nga guri i madh që ra mbi ...
Rrëshqitje e madhe e gurëve, bllokohet për qarkullim rruga P...
Rama: Ndihmë financiare për qytetarët e dëmtuar nga zjarret ...
Raundi i ardhshëm i bisedimeve SHBA-Rusi-Ukrainë do të fillo...
Brikena e rezervuar pas surprizës së Mateos, i jep vetëm dor...