Nesër bëhen 9 vjet nga demonstrata e përgjakshme në Prishtinë, nga demonstratë kjo, ku mbeten të vdekur Arben Xheladini e Mon Balaj, transmeton arbresh.info
Xheladini dhe Balaj mbeten të vdekur nga plumbat e gomës së policëve rumun të UNMIK-ut.
Këtë ditë të kobshme përveç se u vranë dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, u plagosën edhe 80 protestues të tjerë, ndërsa u arrestuan më shumë se dhjetë aktivistë.
Protesta e 10 shkurtit e vitit 2007 kishte si qëllim kundërshtimin e Planit të Ahtisarit, i cili më vonë u shndërrua në bazë të zgjidhjes së statusit të Kosovës. Kurti dhe Vetëvendosje e kishin konsideruar dhe vazhdojnë ta konsiderojnë këtë plan si zgjidhje jo të mirë dhe jo të drejtë të statusit të Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje, si çdo vit edhe sot organizon homazhe për nderim të Balajt dhe Xheladinit.
Kjo është agjenda për ditën e nesërme:
13:30 – Homazhe te Pllaka Përkujtimore (Sheshi “Nënë Terezë”)
14:00 – Shfaqja e dokumentarit “10 SHKURTI” dhe diskutim nga paneli i cili perbehet nga Glauk Konjufca dhe Sami Kurteshi./Arbresh.info
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...