Në kuadër të angazhimit për zgjidhjen e problemit me qentë endacakë dhe sigurimin e një jete të mirë për këto kafshë, Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër (e martë) do të adoptohet qeni i 1000-të në Kryeqytet, në Qendrën për Trajtimin e Qenve Endacak të Kryeqytetit.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me Drejtorin e Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci, dhe ekipin e tij, do të vizitojnë Qendrën për Trajtimin e Qenve Endacak nga ora 10:00, ku do të kenë mundësinë të ndjekin nga afër procesin e adoptimit të qenit të 1000-të.
“Ky moment shënon një hap të rëndësishëm në përpjekjet tona për mbrojtjen dhe mirëqenien e kafshëve”, thuhet në njoftimin për media./Arbresh.info
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Parashikimi i motit për sot
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi