
OLYMPUS DIGITAL CAMERA
Për nder të 143 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, në Prizren, Qeveria e Kosovës ka organizuar disa aktivitete që do të mbahen nesër në Prizren.
Në monumentin e Lidhjes, do të organizohet një ceremoni për shënimin e këtij përvjetori, shkruan arbresh.info.
Ceremonia sipas njoftimit të zyrës për media të Qeverisë së Kosovës, do të organizohet nesër (10 qershor 2021), duke filluar prej orës 11:00 ku do të mbahet një ekspozitë dhe fjalime për shënimin e përvjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
“Në ceremoni do të marrin pjesë Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe personalitete tjera të institucioneve qendore të jetës politike e kulturore të vendi”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Në vijim agjenda e ceremonisë:
Date: 10 qershor 2021
Vendi: Prizren – Kompleksi i Lidhjes Shqiptare te Prizrenit
Ora: 10:50
10:50 Homazhe te shtatorja e prijësve te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit
11:00 Intonimi i Himnit
Fjale hyrëse, Departamenti i Trashëgimisë Kulturore
z. Hajrulla Çeku, Ministër i Kultures, Rinise dhe Sportit
z. Mytaher Haskuka, Kryetar i Komunës se Prizrenit
z. Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit te Republikës se Kosoves
11:25 Recital, z. Armend Baloku, aktor
11:40 Vizite ne ndërtesën e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit
Prezantim i veshjeve te Rugovës, Hasit, Lumes, Dibrës, Gurit te bardhe, Matit, Hotit e
Grudës .
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...