Analisti politik, Imer Mushkolaj ka thënë për Telegrafin se Ramush Haradinaj do të tentojë të arrijë me çdo kusht krijimin e qeverisë.
“Ramush Haradinaj e ka marrë obligim që ta krijojë qeverinë me të në krye, kështu që do të bëjë çmos që ta arrijë këtë qëllim. Por, nëse nuk ia del, atëherë mund të hyjnë në lojë edhe opsione të tjera”, ka thënë Mushkolaj.
Ai ka shtuar se nuk e di nëse AAK e Nisma mund t’i bashkohen Vetëvendosjes për krijimin e qeverisë.
“Ajo që dihet tashmë është se vendit nuk iu duhet një qeveri e shumicës së thjeshtë, e cila mbase edhe mund të krijohet. Aq më pak, vendit nuk i duhet një qeveri e varur nga Lista Serbe”, u shpreh Mushkolaj.
Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje ishte befasia më e madhe e këtyre zgjedhjeve, pasi ka arritur të dyfishojë besimin e qytetarëve, në krahasim me zgjedhjet e vitit 2014.
Në bazë të rezultateve të Komisionit Qendror Zgjedhor, Vetëvendosje ka dalë e dyta me 27.1% të votave, menjëherë pas koalicionit midis Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, i cili ka siguruar 33.9% të votave.
Pas Vetëvendosjes, me mbi 25%, ka dalë koalicioni ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e Re dhe Alternativës.
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...