Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, njëherit edhe Ministër i Jashtëm thotë se nëse në muajin shkurt ratifikohet Marrëveshja që përcakton kufirin me Malin e Zi, në muajin qershor qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza në zonën Shengen.
Ai është i bindur që nëse çështja e demarkacionit avancon në fillim të vitit të ardhshëm, transmeton arbresh.info.
“Në fund të semestrit të parë qytetarët do të lëvizin pa viza,” është shprehur Pacolli në TVDukagjini.
Aktualisht Marrëveshja që po mbanë peng liberalizimin e vizave është miratuar nga Qeveria, por ende nuk është përcjellur në Kuvendin e Kosovës.
Ajo kontestohet nga një pjesë e pozitës dhe opozitës, me pretendimin se humben rreth 8000 hektarë tokë./arbresh.info/
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së