Sipas të dhënave të qendrës kombëtare për menaxhim kufitar, ende pa u bërë ora 07:00 i mëngjesit, në pikëkalimin kufitar të Merdares, në dalje pritjet ishin të gjata 400 minuta, apo gjashtë orë e 40 minuta, transmeton Indeksonline.
Për dallim nga dalja, në hyrje të Merdarës pritjet kanë qenë vetëm gjysmë ore, derisa kolonat 40 metra.
Po ashtu, pritje në dalje deri në tri orë ka pasur edhe në pikëkalimin kufitar të Dheut të Bardhë, kurse në hyrje gjysmë ore.
Ndërkaq, sipas të dhënave, gjendja në pikëkalimet tjera kufitare ka qenë më e qetë, me nga 10-15 minuta në hyrje dhe 5 minuta në dalje.

Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...