Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën ku po diskutohet për demarkacionin ka thënë se evropianët u kanë ëbrë thirrje deputetëve duke thënë që ta votojnë demarkacionin.
“Aleatët tanë evropian kanë thënë ta votojmë në mënyrë që t’i hapet rrugë liberalizimit. Askush nuk vjen të na thotë e keni liberalizimin në dorë. Institucionet e BE-së na kanë thënë që ta kryejmë ëktë që qytetarët ta marrin liberalizimin. Po ashtu luftimi i korrupsionit nuk është një akt i menjëhershëm, është temë që çdo shoqëri e ka dhe e lufton”, ka thënë ai.
Sipas Haradinajt Kosova nuk është pa rezultate në luftimin e korrupsionit.
“BE-ja në rastin konkret me Kosovën ka të drejt ta rris efikasitetin ën rend dhe ligj. Ne tani rrugëtojmë bashkë dhe iu tregojmë kur e kemi kryer kushtin e dytë, do të ishte gabim kjo. Nuk ka zyrtarë të BE-së që nuk iu kanë thënë çdo njërit që ta kryejnë këtë temë që t’u hapin rrugë vizash”, ka thënë ai.
Ndër të tjera ai ka thënë se nëse votohet demarkacioni Kosova e ka të drejtën e fuqishme ti kërkoj BE-së të lëviz në liberalizim.
“Jo ta ndaloj luftimin e korrupsionit, por të hapet rruga. Nëse duhet le të ndëshkohet politika por jo qytetari të mbetet i izoluar”, ka theksuar ai./Arbresh.info
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...