Nëntoger Vesa Ibrahimi, ka përfunduar me sukses trajnimin më sfidues në ShBA dhe është bërë femra e parë ndërkombëtare që ka diplomuar ndonjëherë në Ranger School.
“Ranger School është një nga trajnimet më të vështira dhe prestigjioze të ushtrisë amerikane, që synon zhvillimin e lidershipit dhe aftësive taktike të oficerëve në nivelin e njësive të vogla. Ky kurs sfidon pjesëmarrësit në aspektin fizik, mendor dhe emocional përmes stërvitjes intensive në tri faza: Darby, Mountain dhe Swamp”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit përgatiten për të udhëhequr operacione komplekse në terrene dhe kushte të ndryshme taktike, duke përfshirë misione pritëse, patrullime të gjata dhe planifikim të detajuar në nivel togu. Stërvitja kryhet me mbështetje minimale logjistike, me mungesë gjumi, ngarkesë të vazhdueshme fizike dhe presion psikologjik të lartë — me qëllim të zhvillimit të qëndrueshmërisë dhe vendimmarrjes nën stres.
“Trajnimi realizohet në standarde të barabarta për të dyja gjinitë, ku të gjithë pjesëmarrësit, pa përjashtim, përballen me të njëjtat kritere dhe sfida. Pas përfundimit me sukses të kursit, ushtarakët që diplomohen si Ranger konsiderohen të aftë të udhëheqin operacione në kushte ekstreme — në çdo klimë, terren apo situatë luftarake dhe të shërbejnë si liderë të besueshëm në strukturat e tyre”, njofton FSK.
Në këtë cikël diplomimi, nga 148 pjesëmarrës që përfunduan me sukses kursin, vetëm 3 ishin femra./Arbresh.info
Benita refuzon të shkoj në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Fantastik Asllani, asiston në në ndeshje ndaj Bayernit
KEK-u shkyç Njësinë B1 për shkak të rrjedhjeve të avullit
Tri gjigantë të Premier League pas Jules Kounde
Osmani: Tre kampionë që vazhdojnë ta bëjnë Kosovën krenare
Arabia Saudite njofton investime të reja të mëdha në Siri