Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, në këtë të enjte nënshkroi memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Junikut, Agron Kuqi, përmes së cilës MIT financon ndërtimin e rrugës Junik – Gjeravicë.
Shuma e ndarë për këtë rrugë është 4 milionë euro, e paraparë për 3 vite. Me rastin e kësaj marrëveshjeje, ministri Lekaj theksoi edhe njëherë vendosmërinë e tij, që ministria që ai drejton, të implementojë projekte në dobi të qytetarëve të secilës komunë në Republikën e Kosovës.
Ndërsa kryetari Kuqi, shprehu mirënjohjen e tij dhe të qytetarëve të Junikut për investimet tejet të rëndësishme që MIT ka drejtuar në komunën e tyre.
Model i ri udhëheqjeje në Hamas pas humbjeve në Gaza
Granit Xhaka flet për Botërorin: rutina, emocione dhe ambici...
Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ek...
Një veturë me targa serbe shihet në Zvërnec, ngrihen dyshime...
Luan Krasniqi voton në Ambasadën e Kosovës në Hamburg
Ylli francez shmang krahasimet: Messi dhe Ronaldo nuk janë t...