Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu sot nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit për ndërtimin e objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare. Vlera e këtij projekti është 1 milion e 250 mijë euro dhe do të financohet nga Ministria e Shëndetësisë.
Ky projekt është në përputhje me politikat e Ministrisë së Shëndetësisë për zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës se infrastrukturës së kujdesit shëndetësor, thuhet në komunikatë.
Përmes këtij investimi do të arrihet, përmirësimin i cilësisë në shërbimet shëndetësore, përmirësimin e kushteve për personelin shëndetësor si dhe rritja e performancës së shërbimeve në Kujdesin Parësor Shëndetësor.
Afati i realizimit të projektit sipas këtij Memorandumi është paraparë të arrihet deri në vitin 2025. /arbresh.info/
Mot i vranët me reshje shiu dhe bore të dielën
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq