Zëvendësministri i Drejtësisë, Lirak Çelaj, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Koalicionin e OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve në raport me përcjelljen e zbatimit të monitorimit të ekzekutimit të masave dhe dënimeve ndaj të miturve nga Shërbimi Sprovues i Kosovës dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Kjo marrëveshje bashkëpunimi ka për qëllim bashkëpunimin reciprok në mes të Ministrisë së Drejtësisë dhe Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e fëmijëve me qëllim të kontributit të përbashkët për interesin më të mirë të të miturve të cilët e kanë shkelur ligjin.
Gjithashtu kjo marrëveshje synon të ofroj të dhëna, analiza dhe rekomandime nga përcjellja e zbatimit të ekzekutimit të masave dhe dënimeve ndaj të miturve nga SHSK dhe SHKK, nga ana e KOMF-it për Ministrinë e Drejtësisë.
FBI konfirmon se drejtori i saj ishte shënjestër e hakerëve:...
Ushtarët amerikanë ruajnë kufirin e Kosovës, KFOR publikon p...
Kurti u prit nga Macron në Paris, diskutuan për integrimin e...
“Jutarnji”/ Nga ëndërr në histori: Serbia është përshëndetur...
Goditet baza e armëve në Itali, arrestohet shqiptari dhe par...
Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik