Është nënshkruar marrëveshja për krijimin e programit të ri “Dritarja për Investime të Diasporës” mes ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe drejtorit menaxhues të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, Besnik Berisha.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është bërë edhe në prezencën e kryeministrit Albin Kurti dhe ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, raporton Arbresh.info.
“Dritarja për Investimeve të Diasporës” është një skemë e re për garantimin e kredive, për tu ofruar investitorëve te diasporës qasje në kredi për projektet e tyre investuese në Kosovë.
Ky program parashihet të promovoj rritjen e fluksit për investime të reja nga diaspora. Ndryshe, baza e financimit për “Dritaren për Investime të Diasporës” do të sigurohet nga Qeveria e Kosovës dhe FKGK-ja kurse aktiviteti i USAID-it do të zbatohet një fushatë të gjerë informuese./Arbresh.info/

LEXO EDHE:
Kurti: Kemi shumë raste kur bashkëatdhetëarët po kthehen për të investuar e jetuar në Kosovë
Dita e dhjetë e konfliktit në Lindjen e Mesme, shkon në 1700...
“Nuk kanë asnjë arsyetim”, Kusari-Lila dënon gju...
Ky është vendimi i plotë i Kushtetueses lidhur me dekretin e...
Rama tregon planin konkret për hekurudhën strategjike Durrës...
Haradinaj: Ardian Gjini do jetë kandidat për kryeministër në...
Gjyqtari serb Laban kërkoi të përjashtohet nga vendimmarrja ...