Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) dhe kompania rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” kanë nënshkruar marrëveshje me vlerë 13.2 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë.
Në ceremoninë e nënshkrimit ishin prezent ministri i Financave, Hekuran Murati, zëvendësministri i Ekonomisë Getoar Mjeku, koordinatori i Zyrës së Bankës Gjermane për Zhvillim në Kosovë, Premtim Islami dhe kryeshefi i kompanisë rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arsim Fetahu.
“Në fjalën e tij hyrëse, Ministri Murati theksoi rëndësinë e këtij projekti duke thënë se “ky projekt kontribuon në zhvillimin e qytetit të Prishtinës, duke reduktuar ndotjen, ruajtur ekosistemet natyrore dhe mundësuar përshtatjen me ndryshimet klimatike, e gjitha kjo duke qenë në linjë me Strategjinë Nacionale për Menaxhimin e Ujërave të Zeza”’, thuhet në njoftim.
Zëvendësministri Mjeku ka theksuar rolin e këtij projekti pasi siç tha ai “projekte të tilla janë të domosdoshme që burimet tona të ujit të jenë të sigurta dhe të shërbehet një numër më i madh i qytetarëve”.
Koordinatori Islami ka thënë se “ky projekt pritet të përmirësojë jetën e qytetarëve të Rajonit të Prishtinës dhe falënderoi Qeverinë e Kosovës për bashkëpunimin e deritanishëm”.
“Projekti në fjalë ka një rëndësi të veçantë për Komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit dhe Graçanicës duke konsideruar nivelin e lartë të ndotjes në këto komuna”, është shprehur kryeshefi Fetahu.
Kujtojmë se marrëveshja e nënshkruar sot për trajtimin e ujërave të zeza në Komunën e Prishtinës me vlerë 13.2 milionë euro i shtohet marrëveshjes fillestare të grantit me vlerë 28.8 milionë euro, duke e bërë kështu vlerën totale të projektit 42 milionë euro./Arbresh.info
Trump “njollos” demokratët: Biden presidenti më i keq, Obama...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit: KQZ tregon se si duhet të plotësoh...
Komunat veriore me shumicë serbe tërhiqen nga Asociacioni i ...
Prishtina ndez sonte dritat e fundvitit
Heqja e 50% të masave të BE-së ndaj Kosovës vlerësohet si ha...
Djali i Thaçit falënderon Ramën për vizitën në Hagë: Ju na d...