Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë t’i ulin tensionet dhe të fillojnë zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.
Përmes një postimi në Twitter, Nualnd pas takimit me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha se vazhdojnë të mbështesin planin trepikësh të BE-së, si mënyra më e mirë për zgjedhjen e krizës.
“Me kënaqësi mirëpres mikun e vjetër, Miroslav Lajcak. Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zvogëlojnë tensionet menjëherë dhe të fillojnë zbatimin e angazhimeve të Ohrit. Ne vazhdojmë të mbështesim planin trepikësh të BE-së si mënyra më e mirë për zgjidhjen e krizës”, shkruan Nuland./Arbresh.info/
Pleased to welcome old friend EUSR @MiroslavLajcak. We urge Kosovo and Serbia to de-escalate tensions immediately and begin implementing Ohrid commitments. We continue to support the EU three-point plan as the best way to resolve the crisis. pic.twitter.com/ZT4pnaEYYd
— Under Secretary Victoria Nuland (@UnderSecStateP) June 21, 2023
Lexo edhe:
Lajçak takohet me nënsekretaren amerikane, diskutojnë për situatën në veri të Kosovës
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...