Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku thotë se marrëveshja për operacionalizimin e pikës kufitare në Merdare nuk është duke u zbatuar e se shteti serb është futur edhe më thellë në territorin e Kosovës.
Deputetja e LVV-së, Fatmire Mulhaxha Kollçaku ka thënë se nuk ka zbatim të marrëveshjeve të deritanishme në pjesën më të madhe dhe asnjë komunikim mes dy palëve, kështu duke aluduar në ujdit e nënshkruara në Bruksel të dalura nga dialogu Kosovë-Serbi, shkruan Arbresh.info.
“Sa i përket operacionalizimit të pikës kufitare në Merdare pas zotimeve/marrëveshjeve të katër Shtatorit, ajo çfarë vërehet është vetëm futja fizike më thellë e Shtetit Serb në territorin e Republikës së Kosovës dhe asgjë tjetër”, ka shkruar ajo, teksa thotë se nuk ka zbatim të marrëveshjeve.
“Nuk ka zbatim të marrëveshjeve të deritanishme në pjesën më të madhe dhe asnjë komunikim mes dy palëve”, thotë ajo./
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...