Nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi-Sadiku e ka kritikuar paraqitjen e Donika Gërvallës në Këshillin e Sigurimit.
Mjekiqi shkruan se, në replikat ndaj Serbisë, kryediplomatja kosovare nuk ishte aspak dinjitoze e as diplomatike.
“Në paraqitjen e saj para Këshillit të Sigurimit mbrëmë, Ministrja e Punëve të Jashtme znj. Donika Gërvalla, gjatë replikës foli pa ndonjë koncept e me shumë emocione duke personalizuar krejtësisht debatin.
Si shkohet në këtë ngjarje pa përgatitur edhe argumentet për replikë? Nuk ka asgjë të paditur nga ajo që propagandon Serbia tash e 20 vjet. E argumentet janë në anën tonë.
Me gjithë respektin ndaj saj, znj. Gërvalla duhet pasur parasysh që ajo përfaqëson gjithë vendin në ngjarje të tilla dhe në replikën e saj nuk ishte as dinjitoze e as diplomatike” shkruan Mjekiqi-Sadiku në reagim./arbresh.info/
Reagon ASHAK: Prokuroria Speciale rrezikon paanshmërinë e dr...
Latifi i uron mirëseardhje Fazliut: Paç këmbën e mbarë e fat...
Komuna e Vitisë, OVL-UÇK dhe “KF Vllaznia” mbështesin Marshi...
Për lirimin me kusht, Smakaj ofroi 50 mijë euro dorëzani e F...
Neymar zbulon prapaskenat e MSN te Barcelona
3 vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për pë...