Nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi, e ka quajtur mos-transparencë të qeverisë takimin e djeshëm mes Emisarit të BE-së Miroslav Lajçak dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.
Ajo thotë se qeveria ka deklaruar se nuk ka pasur njohuri për dialogun, kurse dje BE-në e ka njoftuar për zbatimin e marrëveshjeve të arritura.
“Nga mediat mësuam se dje është zhvilluar një takim në kuadër të procesit të dialogut në Bruksel. Një takim tjetër thuhet se do të ndodhë sot. Çmojmë lartë rolin e mediave për informim, në kohën kur Qeveria e Republikës së Kosovës ka zgjedhur mos-transparencën para qytetarëve dhe injorimin ndaj partive opozitare. Qeveria e Kosovës deri dje deklaronte që nuk kishte njohuri për procesin e deritanishëm të dialogut dhe që dialogu është një proces i ri. Ndërkaq, dje ajo paska njoftuar BE-në për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani”, ka shkruar ajo./arbresh.info/
Partitë pa ujdi për presidentin, Kosova drejt zgjedhjeve të ...
Nesër protestë në Jarinje, QKMK paralajmëron për bllokimin e...
Hamza zbulon ofertën e Kurtit për PDK-në: Qëndroni në sallë,...
BE zgjeron sanksionet ndaj Iranit për bllokimin e Ngushticës...
Këshilli Drejtues: Nuk u vlerësua konstruktiviteti ynë, PDK ...
U shpall fituese e BBVA 5, Selin Bollati thyen heshtjen me n...